Formula 1 / “Mercedes”-Hemilton, një rinovim me shumë të panjohura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pse Hamilton rinovon vetëm një vit me Mercedesin. Kjo është kontrata më e shkurtër e kampionit, duke lënë pas shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij. Ndërkohë, që “Ferrari” dhe “Red Bull”-i kanë nënshkruar me pilotët e tyre të rinj deri në vitin 2024. “Mercedes”-i zgjodhi Ljuis Hemiltonin për të luftuar për një titull tjetër botëror në 2021-shin. Në Formula 1, në fakt kontratat nënshkruhen rreth stinës së verës dhe ato publikohen më vonë, në dhjetor, por asnjëherë në vitin aktual.

Por çuditërisht rinovimi i kontratës së pilotit britanik u vonua prej këtij të fundit. E megjithë lajmin për nënshkrimin e një kontrate vetëm për një vit midis Hemiltonit dhe “Mercedes”-i, mund të themi se “telenovela” midis këtyre dy aktorëve nuk ka përfunduar ende. Sepse kjo marrëveshje midis pilotit dhe skuadrës, lë pa përgjigje dy pyetje: sa dhe pse nuk zgjidhet kontrata përtej vitit që fillon. Pyetja sa? Duket një kohë e shkurtër, një vit kontratë për një pilot që garanton fitore çdo fundjavë.

Kampioni është 36 vjeç, Raikonen kaloi 40 vjeç, Alonso po i afrohet të 40-ave, e të dy janë akoma në garë. Dihet që marrëveshja u vonua nga epidemia e virusit korona, por ishte edhe kërkesa ekonomike e pilotit. Sipas shtypit britanik, Hemiltoni kërkoi një rritje page në kulmin e rekordit të tij edhe pse ishte midis pilotëve më të paguar. E megjithë krizën e madhe që ka përfshirë gjithë sektorët industrialë në botë, ishte e pabesueshme që Hamilton do të kishte nënshkruar për më pak se 45 milion në vit.

E cila ishte paga e tij e mëparshme, kur ai ka fituar titullin e 7-të dhe ka thyer të gjitha rekordet e tjera të Mikael Shumakerit. Në një kohë që skuadrat e tjera, “Ferrari” apo “Red Bull”, u kanë besuar pilotëve të rinj, madje deri në 2024-ën, makina “Mercedes” i është besuar një kampioni që ka dyshime, kërkesa të paplotësuara, shumë interesa jashtë garës dhe një skuadër që nuk ofron rezistencë. Deri tani ata kanë luajtur një letër që askush tjetër nuk e kishte.

Lexo edhe :  Euro 2022, Kombëtarja Shqiptare e Futsalit nuk do të luajë kundër Ukrainës, shkak bllokimi i fluturimeve në Rinas

“Mercedes” ka makinën më të mirë. dhe, duke filluar me garën e parë të vitit, Çmimin e Madh të Bahreinit, më 28 mars 2021, do të shohim se kush do të bindë, makina apo piloti.

 

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV