Hapet rruga në Labinot Mal, Balla: Shteti është në këmbë për të bërë detyrën. Ne jemi zgjedhur për të punuar, jo për gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha qendrat e Njësive Administrative në Elbasan janë të hapura, disa prej tyre kalohen me zinxhirë për shkak të ngricave.

Emergjenca u përballua me seriozitet dhe fillimisht u morën masat për të bërë të mundur hapjen e rrugëve drejt Qendrave Shëndetësore. Tashmë puna e ekipeve të emergjencave është e përqëndruar në rrugët e fshatrave të thellë ku trashësia e dëborës i ka kaluar 1 metër.

Të gjitha strukturat janë në këmbë dhe do të vijojnë punën edhe në ditët në vijim tha Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla teksa ishte pranë ekipeve të Agjencisë së Shërbimeve Publike së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja tha:

“Puna në rrugën Elbasan Labinot Mal ka nisur prej mëngjesit dhe vijon ndërkohë që trashësia e dëborës i ka kaluar 1 metër, situatë e cila nuk është parë prej shumë vitesh.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë punonjësit e bashkisë dhe të OSHEE për punën që po bëjnë këto ditë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë pa energji elektrike.

Kemi ndjekur në çdo moment shërbimin e urgjencës në rastet kur ka qenë e nevojshme. Por të gjitha Qendrat Shëndetësore kanë qenë të pajisura me barnat e nevojshme.”

Shteti është në këmbë, tha Balla për të ndjekur situatën dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim pasi prania e ngricave do të vazhdojë:

“Shteti është në këmbë për të bërë detyrën. Gaztorëve të opozitës që komentojnë nga divanet e ngrohta të shtëpive të tyre në vilat e shtuara pas pandemisë, u them që “Ne jemi zgjedhur për të punuar, jo për gjumë.”

Prej dy ditësh Balla ka ndjekur situatën e shkaktuar nga moti i keq në Librazhd e Elbasan duke qenë pranë banorëve sidomos për marrjen e masave në rast emergjencash shëndetësore.

Lexo edhe :  250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV