Ky është momenti shokues kur një lopë futet brenda spitalit dhe sulmon pacientët që po prisnin në korridor.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi, ku lopa iu vërsul pacientëve në spitalin San Rafael në provincën Antioquia.

Në një moment lopa e përplas për muri një grua, të cilës i dalin në ndihmë të tjerët duke tërhequr pas litarin me të cilin ishte lidhur lopa.

Videoja tjetër shfaq incidentin dhe shihet lopa nga jashtë duke u futur në spital, e mediat lokale raportojnë se nga ky incident askush nuk ka pësuar lëndime serioze.