Policia rrethon makinën dhe i drejtojnë pistoletën shoferes/ Gjithçka ndryshon kur e shohin me duart lart dhe duke qarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndjekje si nëpër filma aksion ka ndodhur mes dy shteteve amerikane për të përfunduar me një epilog pothuajse të papritur – polici duke përqafuar shoferin e veturës që ndiqte.

Ndjekja filloi kur një grua e identifikuar nga policia si Latrece Curry, filloi të dridhet pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin – që çoi edhe deri te largimi i saj nga shtëpia.

E kur policia e gjurmuan, ajo rriti shpejtësinë duke nxitur kështu një ndjekje si nëpër filma ku u përfshinë disa vetura të policisë, ka bërë të ditur polici James Richardson.

E kur ndjekjes i erdhi fundi, Curry, 41-vjeçe, u ndal në një parking në Hodgenville për të shmangur bllokimin e komunikacionit, policët ia drejtuan revolet – duke i bërtitur të dyshuarës të dalë nga vetura.

Duke iu afruar dritares së veturës me revole në dorë, Richardson tha gjithçka për një moment ndryshoi.

“Iu afrova derës së shoferit për ta hapur derën, ajo kishte ngritur duart dhe po dridhej e tëra sikur të ishte gjethe. Kjo vajzë e gjorë, kur hapa derën, pashë terrorin në fytyrën e saj. Ajo ishte e frikësuar për vdekje”, shtoi Richardson.

Duke parë në çfarë gjendje emocionale ishte ajo, polici futi në brez revolen dhe i kërkoi që të qetësohet. Ajo menjëherë shpërtheu në lot e Richardson e përqafoi duke i kërkuar vazhdimisht që të qetësohet.

”Ajo kishte reaguar në afekt, nuk kishte të kaluar kriminale dhe ndihej keq për atë që kishte bërë”, ka shtuar polici i cili theksoi se megjithatë ajo është shoqëruar në polici ku mbi të rëndon akuza për arratisje nga policia.

Të fundit

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Rikthim ‘rrufe’ në qeli: Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua, arrestohet autori

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari Ardian Isufi vodhi një automjet, duke u shpallur në...

Lajme të tjera

Web TV