Ushtroi dhunë në familje/ Djali i mitur denoncon babanë në faqen e policisë, autori në pranga

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një shtetas që denonconte babanë për dhunë në familje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 


Të fundit

Drejtuesit politik të PS në Qarqe/ Ulsi Manja merr Lezhën, Balluku shkon në Dibër

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë....

Berisha krahason veten me Steve Jobs: Ai ndryshoi botën, unë do ndryshoj Shqipërinë

Sali Berisha ka bërë një krahasim të çuditshëm gjatë takimit me mbështetësit e tij në Durrës. Ai e krahasoi veten me Steve Jobs. Ish-kryeministri...

Misionari amerikan në 1922: Shqipëria është çelësi i Ballkanit

Nga Ilir Ikonomi Në vitin 1922, kur në qeverinë e SHBA diskutohej për njohjen e Shqipërisë, ka patur një njeri të rrallë i cili lobonte...

Kur dhe pse lindi NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut: NATO, lindi më 4 prill 1949: kjo është dita në të cilën në Uashington (Shtetet e Bashkuara)...

Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij...

Lajme të tjera

Web TV