Vunë ushtarët grekë në rresht, çështja e dy ushtarëve shqiptarë bëhet debat në parlamentin grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditën e së martës në parlament pyetjes së kreut të partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshëm për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria duke u dhënë urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.

Panagiotopulos, në lidhje me këtë incident që ndodhi në ketë njësi të ushtrisë, vuri në dukje se organet zyrtare kompetente të saj, për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.

Hetimi i brendshëm administrativ për këtë ngjarje specifike, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale – ka theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.

Videoja në fjalë ka qarkulluar më 15 janar në mediat sociale me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”, dhe ka shkaktuar reagime te shumta duke mobilizuar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të veprojnë dhe të gjejnë autorët.

Video tregon dy të rinj, njëri prej të cilëve ka veshur rrobat ushtarake ,ndërsa tjetri është i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin shqip rrjedhshëm në kamera. Pastaj njëri nga të dy kthehet tek një grup të rinjsh dhe jep urdhër: “ Skuadra, gati tu, para marsh! .Ndërsa gjithashtu u jep urdhër të gjithëve të bërtasin një fjalë e më pas përshëndesin shokët e tyre.

Lexo edhe :  Balla: 36 shtetas janë vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit

Gjithsesi ende nuk bëhen të ditura dënimet disiplinore që u janë dhënë dy ushtarëve me origjinë shqiptare.

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV