7020 vaksina Pfizer do të shpërndahen në Tiranë, Shkodër, Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar qendrën e dytë të vaksinimit, e hapur dje në Pallatin e Sportit në Shkodër, ku ka nisur procesi vaksinimit për personelin shëndetësor. “Sot (dje) fillojmë vaksinimin në Shkodër, 150 vaksinimet e para, por ndërkohë në ditët e ardhshme do të rritet numri i vaksinimeve nga 300 vaksinime në ditë e më pas 500 dhe këtë javë do të hapim dhe Qendrën e Vaksinimit në Vlorë, duke e shtrirë vaksinimin në territor”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se vaksina transportohet sipas të gjitha kushteve specifike. Përveç personelit shëndetësor, procesi i kombinuar i vaksinimit ka nisur edhe për të moshuarit në qendrat rezidenciale. Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. “Jemi në Shtëpinë e të Moshuarve në kuadër të vaksinimit të kombinuar, siç e kemi prezantuar. Do të bëjnë vaksinat të gjithë të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, qofshin publike apo private ato, por edhe stafet që shërbejnë aty”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se stafet e spitaleve rajonale që do të shërbejnë për pacientët me COVID19, do të marrin bonusin 1000 euro mbi pagën për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafet mbështetëse, ndërsa të gjithë kujdestaret në shtëpitë e përkujdesit social gjatë pandemisë kanë marrë bonusin 50,000 lekë mbi pagën. Manastirliu nënvizoi se do të vijojë vaksinimi për stafet mjekësore edhe në qendrën e tretë që do të hapet në Vlorë, ndërsa procesi do të vijojë paralelisht në të gjitha shtëpitë e të moshuarve në vend.

Ndërsa Rama, krahas batutave që bëri me të moshuarit për vaksinimin kundër Koronavirusit, ai tha: “Ne e kemi pasur merak këtë punë. Kushtet në shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht. Ajo që është më e rëndësishmja për ne është që ju të jeni mirë. Është realisht fat dhe arritje e madhe që ne nuk kemi pasur goditje nëpër shtëpitë e të moshuarve se në Europë u bë nami.

Lexo edhe :  Hulumtimi: Kafja zvogëlon rrezikun e përsëritjes së kancerit të zorrëve

Kjo është sigurisht sakrificë e madhe të gjithë stafeve që kanë karantinuar veten bashkë me të moshuarit dhe janë mbyllur si në burg këtu dhe faktikisht e kanë shmang zinxhirin se do ishte bër…Sot mbaron, 45 bëhen”, tha Rama.

Spitali i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar fillimin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. “Kemi filluar punimet për ndërtimin e spitalit të ri bashkiak të Laçit. Që në momentin që filluam punën për të ndërtuar spitalin e ri, morëm dhe një model se si duhet të jetë një spital bashkiak, duke parë edhe prirjet demografike, por gjithashtu edhe nevojën për shërbime bazë.

Afati i punimeve është 4 muaj. Ne duam ta mbarojmë më shpejt”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, spitali i ri i Laçit do të jetë modeli i spitaleve të ardhshme bashkiake, me shërbime të integruara. “Spitali i ri do të ketë 40 shtretër dhe ndërkohë do të ketë modelin e një spitali 24-orësh. Do të ofrojë shërbimet e emergjencës, shërbime të patologjisë, shërbime të pediatrisë dhe shërbime të maternitetit.

Ndërkohë që do të ketë dhe poliklinikën, pra konsultat e përfshirë brenda një godine. Modeli që po ndërtojmë në këtë spital, do të jetë dhe modeli i ardhshëm i spitaleve bashkiake. Aktualisht ka një mungesë eficience dhe racionalizimi në spitalet bashkiake. Ky spital do të na shërbejë për të shtrirë modelin edhe në qytete të tjera”, tha Manastirliu.

Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u klasifikuar si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore. Rindërtimi i spitalit të ri të Laçit pritet të përfundojë brenda muajit qershorit të këtij viti. Më shumë se 46 mijë qytetarë të bashkisë Kurbin do të përfitojnë shërbim shëndetësor sipas standardeve më të mira pas përfundimit punimeve të spitalit të ri të Laçit.

Të fundit

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Lajme të tjera

Web TV