Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Do e kërkoj gjakun e tij deri në Hagë”/ Denoncimi tronditës: Djali më vdiq për faj të mjekëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 26 nëntor të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë u shënua në Bulqizë. 22-vjeçari Elidon Basha u plagos nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti. Fillimisht ngjarja u raportua që të rinjtë kishin dalë për gjueti e aksidentalisht 27-vjeçari Klodian Kola kishte qëlluar me armë gjahu shokun e tij. Por më pas policia e Dibrës zbuloi se gjuajtja ishte bërë me armë zjarri automatike.

Një ditë më vonë, me 27 Nëntor të vitit 2020, policia gjatë kontrollit në banesën e Klodian Kolës gjeti dhe sekuestroi armën e gjahut, kallashnikovin, një armë sportive, elektrik dore dhe motorin, me të cilët të rinjtë kishin dalë për gjah. Po ashtu, policia nisi hetimet edhe për prindërit e Klodianit, nën akuzën e fshehjes së provave të ngjarjes.

22-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Bulqizës, më pas në atë të Dibrës, e pas disa orësh u nis drejt Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas afro dy muajve babai i Elidon Bashës kërkon drejtësi, pasi sipas tij, djali ka humbur jetën për faj të mjekëve.

Ishte ora 4 pa çerek, vij nga puna, merr në telefon dhe më tha ‘thuaji mamit të më bëj gati bukën’. Erdhi, hëngri bukë dhe tha se po flinte gjumë. Nga ora 19:30 u ngrit dhe tha se po dal të pijë një kafe. Shoqërohej me atë djalin, me atë banditin. I pata thënë të mos shkonte, se nuk kam pas edhe armë. Por thoshte se ai ka armë gjuetie, e ka me letra. Nga data 27, unë po flija, ishte ora 01:20 kur më merr djali në telefon dhe më thotë ‘çohu o bab se është plagos Elidoni, na kërkojnë me dhënë gjak në Peshkopi’. Kërkonin gjak zero negativ. Mora gruan dhe dy çunat, pa dalë në rrugë, vjen furgoni i policisë. Pa pikë turpi, gjithmonë se është ora policore dhe do më bëjnë llafe, vjen polici, një maskara, dhe thotë ‘ku shkoni?’

I them se do shkojmë në Peshkopi, se na është plagosur djali. Dhe ai më tha ‘pse djali juaj është, ai është plagosur, kemi kapur njërin’. Më vonë, më thotë ai polici që djali është nisur për Tiranë. Prita, shkoi ora 2:30, shkoi 3:30, kur erdhi një ambulancë, a furgon ishte, pa drita, pa asgjë, ndali shoferi makinën, djali ishte i mbaruar, as bateri nuk kishte, asgjë. Ai shoferi tha që është me shpirt, do e çojmë për Tiranë, por do i japim ndihmën e shpejtë në Bulqizë. I thashë që në Bulqizë ka qenë. Shkuam te spitali, djali kishte një plumb në krah të majtë, ja kishin futur dorën në allci. Më thanë që Elidonin nuk shkuan ta merrnin as me ambulancë, por me karrotrec.

E kishin çuar me karroceri te Spitali i Bulqizës, që pa pikë turpi asnjë lloj ndihme, asnjë lloj mjekimi, por e kishin nis për Peshkopi. Cuni i plagosur që në orën 10:30, ka vdekur në 3:30. Ka pasur vetëm një plumb. Ka vdekur për faj të mjekëve. Duam vetëm drejtësi. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa. Të vdes një djalë 22 vjec, në lule të rinisë, unë do të kërkoj të drejtën time. Absolutisht për faj të mjekëve, për 3 kg gjak. Kjo është e pafalshme për shëndetësinë shqiptare, sidomos për Bulqizën. Më shumë ka shoferë, se doktorë e infermierë. Edhe ambulancë nuk u gjet për djalin tim, atë natë. E çuan me ambulancë të vjetër, dera lidhur me tela”, tha Hasan Basha, babai i të ndjerit.

Lexo edhe :  Opinioni i komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Kuvendi

Ndërkohë, Hasan Basha fajëson edhe familjen e Klodian Kolës, pasi sipas tij, janë munduar të mbrojnë djalin e tyre, në vend që të lajmëronin atë për atë që ndodhi. Hasani shprehet se familja Kola i ka një gjak borxh dhe se për djalin e tij do të kërkojë drejtësi deri në Gjykatën e Hagës.

“Është e pafalshme për familjen e tij, kam pas respekt për babanë e tij. Për mua ka humbur çdo lloj konsiderate. Turp e marre pastë. Mund të vritet edhe çuni i atij, por do i shkoja bashkë me dy çunat e mi, që kjo na ka ndodhur, hajt të shpëtojmë jetën. Turp babai i atij çunit, mos më lajmërojë mua ai. Po të më kishin lajmëruar si burrat, do iu kisha falur gjakun, tani e ka gjakun borxh. Secili të bëjë punën e vet. Gjakun e djalit do e kërkoj deri në Gjykatën e Hagës”, u shpreh ai. /BW

Të fundit

“Na ishte një herë Amerika”, krijimi i një miti në kinema

Nga Leonard Veizi Thjesht ka shumë pak filma që mund t’ia kalojnë në garë kryeveprës së Sergio Leones. Sepse vetëm...

Korça tkurret në Parlament, Tirana me një deputet më shumë

Për shkak të uljes së numrit të votuesve, Qarkut të Korçës i hiqet një deputet dhe i kalon Tiranës. Vendimi u mor dje nga...

Horoskopi ditor, 7 Dhjetor 2024

Dashi Ky është muaji i ndjenjave, i emocioneve dhe i dashurisë. Por këtë të shtunë, këshillohet që ta kaloni në qetësi. Bëni pak durim se...

Atalanta e papërmbajtshme, “bergamaskët” mposhtin Milanin dhe marrin kreun e Serie A

Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta pas shtatë ndeshjeve pa humbje. Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në...

Lajme të tjera

Web TV