Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka goditur herët në mëngjesin e kësaj të mërkure, qytetin e vogël grek të Nafpaktos, që ndodhet në bregun verior të Gjirit Korinthian.
Sipas mediave greke tërmeti kishte epiqendrën 11 km (7 milje) në juglindje të qytetit në një thellësi prej 6.0 km (4 milje) në 0336 GMT.
Nuk pati raportime të menjëhershme të dëmtimeve, tha departamenti i zjarrfikësve.