Edi Rama në Vlorë: Të hapet qendra për të rinjtë që do të fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro nga interneti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se duhet të nisë procesi për të bërë gati qendrën për të rinjtë për të hyrë në fushën e kodimit, ku përmes internetit do fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro.

“Do kthehet në objekt publik dhe unë bëra një diskutim të gjatë me arkitekte që të jetë një qendër me disa komponentë dhe një komponentët kryesor të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë në mënyrë që të krijojnë rrjetin me bërthamën e nisur në Tiranë, me Korçën që ka avancuar me Vlorën. Kemi një aset fantastik këtu që mund të transformohet. T’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbime globale online që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1000 mijë euro në vitin e parë deri në 5 dhe 6 në varësi të aftësive. Kjo është e ardhmja për të rinjtë në sensin e punësimit.

Të ketë hapësira edhe për të moshuarit, kalamajtë, shërbimet publike që janë të përqendruara dhe ofrojnë mundësi të drejtpërdrejta. Kemi diskutuar një çarje që objekti të qëndrojë bashkë port ë krijojë korridore për t’u bërë zemër e gjithë kësaj hapësire., Këtu nuk duhet të ketë trafik fare. Bëhet rikonceptimi i sheshit si është. Tempulli I pavarësisë vendoset këtu dhe shërben edhe si treg I fundjavës si është në vendet e tjera. Dhe ajo që kemi diskutuar lidhja me shkallaren e varrezës së dëshmorëve. Kështu krijohet një vijë e re dhe një mikrobulevard midis zonës ku mbaron tempulli. Do lulëzohen edhe varrezat e dëshmorëve“, tha Rama.

Të fundit

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të...

Horoskopi 16 Prill 2024, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI A jeni gati të përjetoni ditë shumë bindëse nga të gjitha këndvështrimet? Falë Hënës që është në anën tuaj. Gjatë ditës në dashuri mund...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Lajme të tjera

Web TV