FBI shkatërron organizatën kriminale shqiptare në SHBA, 16 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FBI ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare në SHBA, e cila merrej me organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

16 persona janë vënë në pranga dhe akuzohen për zhvatje, pastrim parash, organizim të lojërave të fatit, mashtrim dhe pengim të hetimeve.

Abduraman Iseni i njohur si “Diamanti”, Ervin Makishti i njohur si “Vini”, Sokol Gjoni, Miralem Ljuljanovic dhe Jetmir Sulaj akuzohen se kanë ushtruar aktivitete ilegale me anë të kompanisë “Diamond Enterprise”, e drejtuar nga Abduraman Iseni.

Mes të arrestuatve janë edhe Eldi Makishti dhe Enri Dimo i njohur si “Eni”, Darren Danzieri, Amir Becovic, Rafael Jacobs, Islam Lamçe i njohur si “Baçi”, Brajan Tola, Gazmend Lita, Smail Djokic, Melsa Skrapalliu dhe Besim Kukaj, raporton newsbomb.

Abduraman Iseni zkuzohet edhe për zhvatje dhe kërcënime, ndërsa për të njëjtën akuzë është marrë i pandehur edhe Besim Kukaj. Ky i fundit akuzohet edhe për komplot për mashtrimin e bankave, duke kërkuar hua të garantuar nga qeveria për bizneset e goditura nga COVID-19.

Melsa Skrapalliu akuzohet për pengim të drejtësisë për deklaratat e rreme që ka bërë në mënyrë që të ndërhynte në hetimin nndaj Abduraman Isenit, ndërkohë që ndaj saj rëndon edhe akuza për deklarime të rreme në bankë.

ISENI, ERVIN MAKISHTI, GJONI, LJULJANOVIC, SULAJ, ELDI MAKISHTI, DIMO, DANZIERI, JACOBS, TOLA, DJOKIC, KUKAJ dhe SKRAPALLIU u morën në paraburgim dhe pop resin që të dalin në seancën gjyqësore, ndërkohë që Lamçe dhe Becovic po hetohen në gjendje të lirë.

Të gjithë të akuzuarit rrezikojnë të dënohen me disa vite burg, pasi ndaj tyre rëndojnë më shumë se 1 akuzë.

Emrat e të akuzuarve:

Abduraman Iseni
Ervin Makishti
Sokol Gjoni
Miralem Ljuljanovic
Ketmir Sulaj
Eldi Makishti
Enri Dimo
Darren Danzieri
Amir Becovic
Rafael Jacobs
Islam Lamçe
Brajan Tola
Gazmend Lita
Smail Djokic
Melsa Skrapalliu
Besim Kukaj

Lexo edhe :  Olaf Scholz takohet me Xi Jinping, dy liderët bëjnë thirrje për bashkëpunim

Të fundit

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna prek me deklaratën e saj

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj tw mitur, Amarin pas më shumë se 1 jave. Ditën e sotme, vjehrra e...

Lajme të tjera

Web TV