‘Kompleksi Partizani’ në duart e Berishës/ Rama: Shpresoj që drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje ndaj shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin “Partizani”, duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.

Bashkangjitur videos së dokumentarit të Report Tv, Rama shkruan se shpreson që institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas tij kanë nisur të ndezin dritën e shpresës pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit këtë histori të cilën e quan të hatashme dhe keqbërëse ndaj shtetit, pronës dhe shoqërisë.

Ndërkaq kryeministri ngre pyetjen se sa e madhe do jetë kjo “çorbë”, sepse faktet e reja të zbuluara në dokumentarin e parë janë vetëm fillimi, pasi do të ketë edhe 2 pjesë të tjera, njëra prej të cilave do të publikohet ditën e sotme në orën 19.30 në Report TV. Në pjesën e dytë të investigimit do të tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dokumentar investigativ tejet interesant të Report TV, duke ngritur pyetjen se sa e madhe qenka kjo çorbë vallë përderisa kjo është vetëm njëra nga tre seritë e dokumentarit, si edhe duke shpresuar se institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë nisur të ndezin dritën e shpresës tek drejtësia në këtë vend pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit një histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?

Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme Report TV ka gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. Ajo që del nga investigimi është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë. Më parë për këtë investigim ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV