Ky është qyteti më i ftohtë në glob, ku -40 nuk është shumë ftohtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një mori stuhish dimërore që janë derdhur mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë, por edhe mbi vendet evropiane më herët, shumë njerëz kanë menduar se i ftohti i këtij viti ka qenë i rrallë.

Por, temperaturat, sado të ulëta që mund tu duken njerëzve në këto vende, vështirë të krahasohen me ato në Yakutsk, kryeqytetin e Yakutisë, në Rusi. Banorët e këtij qyteti të largët siberian, përballen me temperatura nën -34 gradë celcius që nga 8 dhjetori, me mërkurin në termometër që ra deri në -50.6 gradë celcius më 19 janar.

Dhe u qyteti ka shënuar edhe një rekord të ri, me temperaturën që ka qëndruar nën -40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Me një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh, Yakutsku është qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm. Ndërsa për shumë kënd, moti me temperatura nën zero do të garantonte ndonjë ditë me borë, për fëmijët që jetojnë atje, çdo temperaturë mbi -40 gradë celcius, konsiderohet e ftohtë, por jo shumë.

Shkollat atje mbyllen vetëm kur temperaturat shkojnë në -55 gradë celcius, me përjashtim të kopshteve që mbyllen nëse mërkuri bie në -50 gradë. Ndërsa për të rriturit, bëhet fjalë për normalitet.

Shumëkush do të mendonte se një mot i tillë do ti bënte banorët të etur për verën, kur temperaturat janë më të arsyeshme, rreth 18.5 gradë celcius. Por rezulton që banorët e Yakutskut, preferojnë dimrin.

Në vend që të theken në diell, ditët e gjata të verës për ta duhet të kalohen duke riparuar shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që ata të përballen me një tjetër dimër të ashpër. Dhe fatmirësisht – thonë ata, sezoni i ngrohtë zgjat për vetëm disa javë. Por ndërsa Yakutsku është qyteti më i ftohtë mbi tokë, ai nuk është vendi i banuar më i ftohtë mbi tokë. Ky nder i takon një fshati fqinj, Oymyakon, ku jetojnë rreth 500 banorë. “Poli i të ftohtit” mban rekordin për temperaturën më të ulët të dokumentuar ndonjëherë në një vend të banuar, një acar prej -77.2 gradësh celcius.

Të fundit

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Lajme të tjera

Web TV