“Meta i ri, por i lodhur”/ A do largohet nga PS, nëse humbet zgjedhjet? Rama: Unë e di që do të fitojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për investimet në Vlorë, projektet si dhe aktualitetin politik. Rama u shpreh i bindur për fitoren më 25 prill teksa pyetjes nëse do largohet si kryetar i PS nëse humbet zgjedhjet iu përgjigj me shprehjen e famshme shqiptare.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”, – tha kryeministri.

I pyetur bilancin e mandatit të dytë, Rama tha se ai është një mandat i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithsesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave. Ky mandat është mandat që më lë mua personalisht shijen e pakënaqësisë pasi kemi për të bërë shumë më tepër. Por të shohim nga u nisëm. Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 7 vitesh”,– tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë. Rama konfirmoi se të sigurt do të jenë drejtuesit e qarqeve.
“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negativ për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jesh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu, por mbetesh gjithmonë i ri”, – tha Rama në televizionin lokal “One TV Vlora”.

Lexo edhe :  Çfarë lidhje ka inflacioni me ndryshimin e klimës?

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi”, tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

“Në do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë” – tha Rama. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Të fundit

Dortmund thyen në mënyrë spektakolare Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit,...

PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Barcelona jashtë Championsit. Në Montjuic, në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, ndodhi ajo që më pak pritej nga tifozët “blaugrana”. Skuadra franceze fitoi thellë...

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejt në aplikacion. Ky informacion u...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

Lajme të tjera

Web TV