“Mos i lëndoni fëmijët e mi”/ Gruaja iu vërsul me thikë, polici e vret përpara syve të djemve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar policor në Nevada ka qëlluar për vdekje një grua para syve të fëmijëve të saj, pasi ajo në një moment i vërsulet me thikë policit.

Pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë në Nevada, shfaqin 33-vjeçaren Ariella Crawford duke ecur në skaj të rrugës në Alta Sierra me dy djemtë e saj kur polici Caleb Toderan iu afrua.

Gjithçka ndodhi kur një banor i asaj zone i telefonoi policisë se një grua po ecte në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.

Videoja e publikuar shfaq Crawfordin që në një moment acarohet nga prezenca e policisë duke e nxjerr një thikë me të cilën vazhdimisht i kërcënonte.

“Për arsye të panjohur, Crawford duket shumë e acaruar nga prezenca e policëve, pavarësisht se njëri prej tyre vazhdimisht i thoshte se nuk është në telashe”, ka thënë sherifi i Nevadas, Shannan Moon.

Ai madje vazhdimisht ia bën me dije se nuk do t’ia prekë fëmijët, duke i kërkuar vazhdimisht që ta largojë thikën.

“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtet dhe Matthew Harrison ia drejton revolen elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.

E kur tenton ta godasë Harrison, reagon kolegu i tij duke e qëlluar disa herë me revole. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka. Crawford është shpallur e vdekur disa orë më vonë në spital, kurse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse forca ishte përdorur në proporcion me ligjet.

Të fundit

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në...

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie....

Lajme të tjera

Web TV