Hajdutët u larguan me thasët plot/ Si ndodhi grabitja spektakolare e parave në mes të Berlinit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grabitje spektakolare e mjetit transportues të vlerave monetare, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugët e kryeqytetit gjerman Berlin.

Katër burra të veshur si punonjës të kompanive të ndryshme që kryejnë shërbime komunale dhe me maska në kokë, kanë dalë me shpejtësi nga një veturë e tipit Audi, derisa pjesëtarët e sigurimit mbushnin bankomatët në Volksbank.

Sulmuesit iu vërsulën menjëherë pjesëtarëve të sigurimit, duke i kërcënuar me armë dhe duke u hedhur gaz lotsjellës. Paratë brenda mjetit të blinduar i futën në veturën e tyre, kurse shuma e parave të vjedhura deri më tani nuk dihet.

Sipas njërit prej dëshmitarëve, çantat me para janë futur në bagazhin e Audi, por një prej tyre ishte aq e madhe sa që dera e bagazhit nuk mund të mbyllej.

Grabitësit u larguan menjëherë në drejtim të panjohur. Sipas Bild, policia ka zbuluar se targat e Audi janë vjedhur më herët në Zehlendorf. E lidhur me këtë plaçkitje, policia gjermane ishte informuar rreth orës 10.

Dy rojtarë janë lënduar dhe menjëherë pas intervenimit të policisë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku njëri prej tyre është i lënduar rëndë.

“Mënyra e plaçkitjes tregon se ka qenë e organizuar prej kohësh. Grabitësit kanë qenë të pamëshirshëm vetëm për të arritur deri te paratë. Gjithashtu ishin shumë të dhunshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Veturën me të cilën është kryer vjedhja është gjetur disa orë më vonë.

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV