“Me ne fitojnë njerëzit”/ Braçe për Metën: “Hienat” e Lalëzit do marrin përgjigje për Divjakën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Divjaka, ku ndodhej bashkë me kryeministrin Edi Rama, zv. Kryeministri Erion Braçe sulmoi kreun e shtetit Ilir Meta. Braçe tha se “hienat” e Lalëzit duke filluar nga kryetari i Shtetit do të marrin një përgjigje që Divjaka nuk do kthehet në Lalëz. Rama tha se ky rrezik do të shtohet nëse PS nuk qëndron në mbrojtje dhe nuk vazhdon punën e saj.

Erion Braçe: Nëse deri sot kemi qenë të fokusuar te bujqësia. Sot mendoj se kemi marrë një dimension tjetër. Nga pikëpamja ekonomike përfitimet janë të jashtëzakonshme.

Energjia këtu në Karavasta hedh piketat që të gjithë hienat që janë shfaqur në Divjakë gjatë kësaj periudhe janë hienat që shkatërruan Lalëzin. Karavastaja nuk do bëhet Lalëz. Hienat e Lalëzit, duke filluar nga kryetari i shtetit te pronarja e Lalëzit marrin një përgjigje që Divjaka nuk kthehet në Lalëz.

Edi Rama: Prirja që udhëheq këtë vizion është drejt transformimit të natyrës pa e prishur natyrën. Rreziku i kancerizimit për zonat në zhvillim me virusin e Lalëzit është i pranishëm nëse nuk qëndrojmë në mbrojtje dhe nuk vazhdojmë punën tonë.

Një nga 1001 arsyet pse duhet të kemi mandatin e tretë është edhe ky, për të mbrojtur rrugën e një zhvillimi. Për ata që nuk vijnë këtu për të gjetur pallate në rërë

Erion Braçe: Kjo është diferenca, nëse me ata fitojnë ata, me ne fitojnë njerëzit.

Edi Rama: Ky projekt është edhe më i madh se porti i Durrësit.

Të fundit

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të...

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e fundit, thanë zyrtarët, ndërsa autoritetet...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

Lajme të tjera

Web TV