Nuk zbatuan masat antiCovid, ndëshkohen 1181 qytetarë në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndëshkohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

Lajme të tjera

Web TV