“Po prodhohet helm pa ndalim”, Rama: Duhet një vaksinë kundër tërbimit të njeriut

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, vë në dukje faktin që në 140 shtete nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksinë, ndërkohë që në Shqipëri ka nisur prej ditësh vaksinimi i i bluzave të bardha.

Po ashtu, kreu i qeverisë shprehet se brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier dhe më pas do të vijohet me vaksinimin e atyre mbi 80 vjeç. Rama tregon edhe se qeveria është optimiste se mund të merren sasi të tjera dozash për të rritur numrin e vaksinimeve.

Megjithatë, kryeministri nuk lë pa përmendur edhe ata që e kanë kritikuar gjatë kësaj kohe, duke u shprehur se fatkeqësi e madhe  e këtij vendi është “helmi që prodhohet”, sipas tij pa ndalim e pa turp. Kjo situatë, shton Rama, e bën përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksinë kundër tërbimit të njeriut.

POSTIMI 

140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre

Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve

Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut

 

Të fundit

Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut: Vetëm ne e mbajtëm premtimin për rrugën e Lumit të Vlorës

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, duket se po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme...

Balla takim me banorët në Stravaj: Mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Në fjalën e tij...

E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një...

Mund të sjellë ndryshimin historik/ Ilaçi i ri për trajtimin e tumorit të trurit

Dy persona me kancer të avancuar të trurit i janë përgjigjur mirë një prove të vogël të një kombinimi eksperimental të ilaçeve kimioterapike dhe...

Të gjitha gratë e Princit Philip, 63 herë shkoi drejt divorcit me Mbretëreshën

Mbretëresha Elizabeth II ka shkuar në prag të divorcit nga burri i saj Philip, Duka i Edinburgut, plot 63 herë. Por nëse asaj do...

Lajme të tjera

Web TV