Aktorja i kthehet komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin me ngjyrë: Mjerë ju për shpirtrat e zi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës. Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë artistë, e ndër ta edhe humoristi Don Pifqi.

Humoristi, shpërndau në faqen e tij zyrtare në ‘’Facebook’’ linkun e profilit të Adrianës, ku shkruante “Urime Adriana Matoshi.”

Aktorja ka falenderuar humoristin për mbështetjen e dhënë dhe nuk ka kursyer përgjigjen e ashpër për një nga komentuesit që e paragjykon për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.

 

 

  • foto galeri

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni!

Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka theksuar Matoshi në komentin e saj.

Të fundit

Live në të njëjtën kohë/ Qytetarët ndjekin Ramën 15-fish më shumë se Bashën

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kryetarët e partive po intensifikojnë...

Ambasadori grek: Ne nuk e njohim Kosovën si shtet dhe kjo nuk do të ndryshojë…

Ambasadori grek në Serbi, George Djakofotakis në një deklaratë për shtyp ka thënë se pozicioni i Greqisë për mos t’a njohur si shtet Kosovën...

“E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq”/ Flet shqiptarja simbol i eksodit të Kosovës

Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me...

I burgosuri largohet nga vendi i qëndrimit, kapet në flagrancë në Poliçan

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi u kap jashtë vendit ku vuante dënimin. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu ka shkelur masën e...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 10 mijë punonjës në 1.214 biznese u mbështeten me paga lufte

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV