Balluku në Kombinat: Mbështetje për sipërmarrjet që nxisin punësim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për njësinë nr.6, Belinda Balluku vizitoi një prej fasonerive në zonën e Kombinatit, ku janë të punësuar 60 punonjëse nga zona e Kombinatit. Ky biznes, i cili prodhon produkte për tregun italian, operon prej 15 vitesh në treg duke shërbyer si një pikë e rëndësishme punësimi për familjet e zonës.

Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare i cilëson sipërmarrësit, të cilët nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si partnerë dhe mbështetja ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme për të nxitur zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

“Sot të gjitha bizneset janë të mbështetura nga qeveria për sa i përket të gjithë regjimit të taksimit apo edhe gjithë procedurave të tjera që ne mundohemi që t’i kemi sa më të lehtësuara për ju për të mos ju krijuar vështirësi shtesë në bizneset që ju keni hapur dhe që i mbani, me thënë të drejtën, me mund të madh në këto kohë të vështira”, tha Balluku.

Pronarët e kësaj sipërmarrjeje e njohën Ballukun me ecurinë e biznesit, teksa theksuan se investimet dhe ndërhyrjet e realizuara për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë kanë ndikuar edhe në ecurinë e mirë të kësaj sipërmarrje si dhe uljen e kostove.

Ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik në Kombinat ka bërë që ky biznes të ketë një cilësi më të lartë furnizimi me energji elektrike. “Furnizimin me energji elektrike e kemi të garantuar në dy drejtime të ndryshme. Kështu zbresim kostot e prodhimit, gjeneratorit, naftës. Jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike, por edhe për infrastrukturën, u bllokuan dhe u izoluan ujërat e zeza, të cilat ishin një problem shumë i madh”, u shpreh administratori Luan Koxhaj.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron Pashkët, ja fotoja e  veçantë

Balluku theksoi se nënstacioni elektrik i Kombinatit, jo vetëm u përgjigjet kërkesave aktuale të bizneseve dhe abonentëve familjarë që furnizohen prej tij, por edhe zhvillimit të zonës në vitet e ardhshme.

“Investimi që është bërë në nënstacionin e Kombinatit është një nga investimet më të mira që kemi bërë në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht i studiuar gjatë, por edhe për shkak se mbulon një zonë shumë të madhe të kryeqytetit ku janë të vendosura bizneset. Unë jam e sigurt që ju duke përfituar, sigurisht që do të ndihmoni dhe biznesin tuaj edhe të gjithë zonën”, tha Balluku.

Drejtuesja politike e PS për njësinë nr.6 shtoi më tej se pas ndërhyrjes për rehabilitimin e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i dhënë zgjidhje një problematike shumë vjeçare, shumë shpejt do të ketë një tjetër ndërhyrje.

“Ne u zotuam dhe e mbyllëm për 3 javë. Unë tashmë u kam dhënë fjalën banorëve që sipas mundësive, por jo shumë vonë në kohë, do mundohemi t’a kthejmë në rrugë atë kanal që mbyllëm, në mënyrë që të ketë akses nga të gjitha anët. Në fillim kur ua thosha banorëve nuk më besonin, sepse thonin të gjithë kështu na kanë thënë, por ja që u mbyll me sukses”, shtoi Balluku.

Drejtuesja e PS i siguroi pronarët e fasonerisë, por edhe punonjëset me të cilat bisedoi, se investimet publike në zonën e Kombinatit do të vazhdojnë, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve, por edhe hapësirave për mbarëvajtjen e bizneseve.

Të fundit

Makina përplaset “kokë më kokë” me motorrin e picave në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te Universiteti Politeknik në Tiranë, ku një makinë është përplasur...

“Mos luaj oj nuse”! Hajdutët u futen në banesë grave në Tiranë dhe u marrin eurot

Një gruaje të moshuar, e cila jeton me nuset e djemve, që të dy emigrantë në Itali, i ka dalë gjumi nga zhurma e...

“Vulgariteti është në rritje”/ Kryeministri i Pakistanit fajëson veshjet e femrave për shtimin e përdhunimeve

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka shkaktuar polemika së fundmi teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve. Kryeministri 68...

U premtonte qytetarëve vizë pune në Angli, arrestohet mashtruesja në Tiranë

Një operacion policor i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë vënë në pranga...

“Nuk dua të vdes”/ Burri bën “për spital” të dashurën pasi ajo zbuloi se ishte i martuar

Një burrë që tradhtonte gruan e tij, ka regjistruar rrahjen brutale të së dashurës deri në humbjen e ndjenjave. Autoritetet thanë se ai e beri...

Lajme të tjera

Web TV