Edi Rama sqaron deklaratën për vaksinimin e personaliteteve: E kam fjalën për ata që i kanë dhënë shumë Shqipërisë 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sqaron deklaratën e bërë pak ditë më parë, për vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç. Sipas Ramës, për personat mbi 80 vjeç, do të vaksinohen të parët personalitete nga fusha të ndryshme shoqërore.

“Unë thash që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë kulturës dhe vendit tonë, dhe që nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta. Por dhe sot që kemi mundësi të kujdesemi për ta. Flas për personalitete që janë 80+. Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë.

Një filozof thoshte gjenocid. Presidenti thoshte diktaturë. Ilir Meta ky. Është ndarje klasore sipas tij që një 80 vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet. Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër, që të mos i marrim me emra, mbi 80 vjeç vje. Anesti Kondili për shembull, një profesor që i ka dhënë mjekësisë dhe studentëve.

Është ndarje klasore të vaksinosh Alfred Mojsiun. Por vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit, që duhet të vaksinohemi. Se ka lloj-lloj sharlatanësh që flasin për çipa”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Vajta në Nju Jork. Takova shefin e Pfizer. Shfrytëzova rolin e lypsarit. Morëm kontratën. Brenda muajit mars e gjithë sasia që do vinte nga mesi i janarit, shkurtit dhe marsit, do të vijë. Jemi në kontakte dhe për vaksina të tjera.

Edhe me Pfizer jemi përditë në kontakte për të marrë më shumë doza. Brenda marsit mbarojmë vaksinimin e gjithë bluzave të bardha.

Kemi rreth 700 të moshuar në shtëpitë e moshuarëve. Janë pa njeri. Kemi dhe rreth 300 personel. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë fatalitet. Personeli ëhstë mbyllur brenda bashkë me të moshuarit. Janë karantinuar totalisht.

Lexo edhe :  Sipas ERE/ Ja sa do jenë çmimet e energjisë elektrike për furrat e bukës

Unë thash që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë kulturës dhe vendit tonë, dhe që nuk duhet ti kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur që u ndanë nga jeta. Por dhe sot që kemi mundësi të kujdesemi për ta. Flas për personalitete që janë 80+. Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë.

Një filozof thoshte gjenocid. Presidenti thoshte diktaturë. Ilir Meta ky. Është ndarje klasore sipas tij që një 80 vjeçare si Tinka Kurti të vaksinohet. Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër, që të mos i marrim me emra, mbi 80 vjeç vje. Anesti Kondili për shembull, një profesor që i ka dhënë mjekësisë dhe studentëve.

Është ndarje klasore të vaksinosh Alfred Mojsiun. Por vaksinimi i tyre është dhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit, që duhet të vaksinohemi. Se ka lloj-lloj sharlatanësh që flasin për çipa.

Të fundit

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Biden sërish në qendër të ‘gafave’, e radhës do t’iu shkrijë së qeshuri (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i tha një intervistuesi se ai kishte paralajmëruar qeverinë izraelite që të mos sulmonte veten,...

“SPAK nuk të fal”, Karamuço: Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak. Gjatë intervistës në emisionin “Real...

‘Horror’/ Shkoi për të rregulluar vetullat, 28-vjeçarja rrezikon të humbasë shikimin

Një vajzë ka përfunduar në spital pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një estetiste. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV