Gjashtë vite varësi nga droga/ 22-vjeçarja tregon transformimin pasi humbi të gjithë dhëmbët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një vajzë e re ka treguar hapur mënyrën se si humbi të gjithë dhëmbët nga varësia e saj nga droga, në një seri videosh. Faith Hill ka ndarë videot e saj me 700,000 ndjekësit e saj në TikTok në mënyrë që të edukojë të tjerët rreth rreziqeve të abuzimit me substancat.

22-vjeçarja nga Misuri, në SH.B.A., ishte e varur nga droga për gjashtë vjet dhe jetoi në rrugë, raporton Daily Star. Ajo thotë se përdorimi i drogës e bëri atë të humbë edhe disa miq të ngushtë . Për Faith, përdorimi i drogës, gjithashtu pati një efekt të dukshëm në trupin e saj – ajo humbi  peshë dhe dhëmbët e saj u gërryen.

Fotografitë e tregojnë atë të dobët, ndërsa bëhej gjithnjë e më e varur.

Kur më në fund, ajo hoqi dorë nga droga, asaj iu desh të heqë të gjithë dhëmbët, për të hapur rrugë për protezat. Videot tregojnë udhëtimin e saj për t’u kthyer esull.

Në një video, ajo shpjegon: “E konsumova drogën për gjashtë vite. Unë jetoja në rrugë, hotele, kudo ku mund të arrija të vija kokën.

Padyshim që nuk u kujdesa për dhëmbët e mi. Epo, mendova se e bëra, por nuk e bëra. Dhe kjo shkaktoi shumë thyerje, shumë kalbje dhe më në fund i hoqa ato.”

Por, pas rehabilitimit, ajo tani ka një set të ri protezash dhe me krenari tregon buzëqeshjen e saj të re në llogarinë e saj në TikTok.

  

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV