KQZ-ja ka demonstruar një pajisje e cila do të shërbej për të shmangur votimin e dyfishtë.
Duke testuar teknologjinë për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-ja me anë të një pajisje do të bëjë të mundur të identifikoj në kohë të shpejt votuesin, duke shmangur në këtë mënyrë votimin e dyfishtë.
Të gjitha palët politike kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të provuar pajisjen e cila do të përdoret ditën e votimit.
Gjatë fjalës së tij kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.
“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje koha e shkurtër për te identifikuar votuesin. Një minutë e pak sekonda. Pajisja e verifikon qartë votimin me kartë të falsifikuar apo tentativën për të votuar dy herë, është pjesë e kësaj qendre votimi apo jo. Ai që tenton ta bëjë votimin dy herë, apo me kartë të falsifikuar identifikohet lehtësisht.
Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin dhe ishte një mundësi se kjo pajisje funksionon. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë”, tha Celibashi.
Kjo risi vjen ndërkohë që në zgjedhjet e mëparshme një nga problemet për të cilat palët politike dhe qytetarët akuzonin ishte votimi i dyfishtë nga një person, duke përdorur të dhënat e një personi tjetër.