Dy persona të vdekur në protestat e Mianmarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën dy persona janë vrarë në protestat e reja që janë mbajtur në Mianmar (Burma), kundër puçit ushtarak.

Policia ka përdorur municion për të shpërndarë protestuesit në Mandalay, kanë raportuar mediat lokale dhe stafi mjekësor.

Qindra persona janë mbledhur në marshet në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit.

Disa persona është raportuar të jenë plagosur nga zjarri dhe plumbat e gomës. Mianari po përballet me protesta tash e disa javë, pas puçit që ka rezultuar me largimin nga pushteti të Qeverisë së Auung San Suu Kyisë.

Protestuesit janë duke kërkuar lirimin e saj, ashtu sikurse të disa anëtarëve të Ligës Kombëtare për Demokraci. Ajo është nën arrest shtëpiak, pasi është akuzuar për posedim të radiomarrësve ilegalë dhe për shkelje të Ligjit për Katastrofa Natyrore.

Ushtria pretendon se fitorja e partisë së saj vitin e kaluar është manipuluar, ndonëse zyrtarët ushtarakë nuk kanë ofruar të dhëna për këto pretendime. Dhuna në Mandalay vjen një ditë pasi një grua e re është kthyer në viktimën e parë në protesta.

Mya Thwe Thwe Khaing është qëlluar për vdekje, derisa grupet për të drejta të njeriut besojnë se plagët e saj janë shkaktuar nga municioni. Policia, në anën tjetër, ka mohuar përdorimin e llojit të tillë të forcës.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV