“Jam shumë përpara tij”, Conor Benn i kthehet Markut: Ty të rrëzoi Charlton…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Florian Marku triumfoi mbrëmjen e djeshme kundër Rylan Charlton dhe synimi i tij është të përballet me Connor Ben, djalin e Nigel Benn, një ish-kampion bote në boks. Conor, i njohur me nofkën “Shkatërruesi”, ishte mbrëmë në sallë dhe e ndoqi nga afër Markun.

Ky i fundit nuk ngurroi ta sfidonte, duke deklaruar për Sky Sports pas ndeshjes: “Sot i jap vetes notën 7, për shkak te nokdaunit. Kundërshtari kishte shumë fuqi, e uroj edhe njëherë. Connor Ben nuk ka marrë kurrë të tilla rriske. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje. Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua”.

Connor, i cili po priste në mikrofon të fliste, u mundua ta anashkalonte me klas Markun.  “Ai mund të thotë ç’të dojë, mund të më quajë frikacak e të thotë të tilla fjalë, por jam shumë përpara tij. Duele të tilla si ky i Markut i kam bërë me kohë. Ai sot u ndesh me një kundërshtar të një peshe më të ulët dhe madje u rrëzua prej tij.

Po shoh objektiva shumë më të mëdhenj. Unë sapo kam mundur një ish-kampion bote si Sebastian Formella, ndërsa tani do kem përballë një boksier si Samuel Vargas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, u shpreh Conor Benn.

Të fundit

100 mijë euro dëme/ Benz-i luksoz thyen xhamat e lokalit, pamje nga aksidenti i ish-deputetit tek Stadiumi (Foto)

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë pranë stadiumit “Air Albania”. Ish-deputeti Aqif Rakipi është aksidentuar teksa udhëtonte...

Nuk do e njihni/ Najada Çomo ndryshon pamje (Foto)

Shefja e Infektivit, Najda Çomo, u bë simboli i luftës kundër pandemisë së Covid, pasi është emri që përfaqëson mjekët në vijën e parë...

Rrëfehet moderatorja e njohur: E vështirë të gjesh burrë në Shqipëri

Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më tërheqëse. Ajo së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj si një mami beqare dhe...

“Ata nuk kanë asgjë të tyren”/ Aktorja e Hollywood ‘shpërthen’ pas xhirimeve në Serbi

Aktorja amerikane Elizabeth Olsen, një nga motrat e Olsen, dha një intervistë për shfaqjen “Keeping Secrets” në të cilën, ndër të tjera, ajo foli...

Policia e nxorri zvarrë nga shtëpia pasi po dhunonte prindërit/ Flet për ngjarjen ish-ylli i Interit

Futbollisti kolumbian, Fredy Guarin, ka thyer heshtjen përmes rrjeteve sociale, tri ditë pas arrestimit të tij. Ish-mesfushori i Interit, i cili aktualisht luan te Millonarios,...

Lajme të tjera

Web TV