“Mendova qe po braktisja femijet”/ Gentian Zenelaj rrëfen eksperiencën me Covid-19: Situata është shumë e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë më parë moderatori i emisionit “Stop” Gentian Zenelaj u infektua me Covid 19 dhe ju desh të qëndronte disa ditë në spital. Vec kësaj ai humbi babain i cili u prek nga ky virus dhe për të s’ka qenë aspak një periudhë e lehtë.

I ftuar së fundmi në programin “Fitstation”, Zenelaj ka rrëfyer ditët e tmerrshme me koronavirusin.

“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, rrëfeu Gentiani.

Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.

“Kam pikëpyetjet e mia për shumë gjëra. Megjithatë unë jam koshient, sepse kur babai po kalonte një periudhë të vështirë unë hyra vetë në pavion. E kuptoj çfarë po ndodh dhe realisht nuk ka asnjë propagandë në botë që ma mbush mendjen çfarë po ndodh në spitalet tona. Unë mendoj që është një betejë e jashtëzakonshme dhe më beso në të dyja spitalet e Infektivit punojnë mjekët më të mirë shqiptarë. Sigurisht mes tyre punojnë dhe të korruptuar siç ka kudo. Unë mendoj se spitalet tona i kanë ezauruar të gjitha kapacitetet. As ata nuk po na ndihmojnë ne dhe as ne nuk po i ndihmojmë ata. Shqiptarët duhet të binden se situata është shumë e rëndë dhe këtë e kuptova kur pas meje u sëmurë bashkëshortja dhe pashë vështirësinë në gjetjen e ilaçeve, tmerri i madh është gjetja e infermierëve për kurim në shtëpi”, tha Zenelaj.

Të fundit

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Lajme të tjera

Web TV