Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu nga Korça

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

E.V., 29-vjeç është arrestuar nga uniformat blu pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt dëmshpërblimit.

29-vjeçari u arrestua në lagjen nr.1 në Pogradec, duke i transportuar emigrantët në drejtim të Tiranës me premtimin për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Qarku Korçë/Informacion

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një...

Mund të sjellë ndryshimin historik/ Ilaçi i ri për trajtimin e tumorit të trurit

Dy persona me kancer të avancuar të trurit i janë përgjigjur mirë një prove të vogël të një kombinimi eksperimental të ilaçeve kimioterapike dhe...

Të gjitha gratë e Princit Philip, 63 herë shkoi drejt divorcit me Mbretëreshën

Mbretëresha Elizabeth II ka shkuar në prag të divorcit nga burri i saj Philip, Duka i Edinburgut, plot 63 herë. Por nëse asaj do...

Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit i çjerr maskën moderatorit: Nuk e ka takuar kurrë djalin tonë live, më kërcënon të mbyll gojën!

Moderatori i emisionit më të ndjekur të momentit në Kosovë, “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku...

Ana Lleshi e thotë troç: U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!

Ana Lleshi është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, e cila u kthye shumë shpejt në personazhin më të njohur e të...

Lajme të tjera

Web TV