Angli, drejt rikthimit të tifozëve nëpër stadiume, pas 17 majit, me numër të kufizuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Të paktën java e fundit e Premier Ligës mund të ketë sasi të kufizuar të spektatorëve. Duket si një gjest simbolik, por një gjest që prapëseprapë shpresëdhënës. Mediat britanike kanë raportuar të hënën se Premier Liga Angleze do të lejojë tifozët të kthehen këtë sezon nëpër tribunat e stadiumeve. Kryeministri britanik, Boris Xhonson, pritet të konfirmojë ditëve në vijim hapjen e stadiumeve duke nisur prej prej datës 17 maj 2021.

Stadiumet angleze janë të mbyllur prej muajit dhjetor të vitit të shkuar si pasojë e rrezikut nga epidemia e virusit korona që e çoi Britaninë e Madhe në një tjetër karantinë. Kjo nënkupton se hapja e stadiumeve do t’u mundësojë ekipeve të Premier Ligës Angleze që, të paktën, javën e fundit të këtij edicioni ta luajnë në praninë e tifozëve, pasi pritet që të lejohen deri në 10 mijë tifozë në tribuna apo 25 % e kapacitet të stadiumit.

Javën e shkuar u raportua se Federata Angleze e Futbollit ia kishte bërë të qartë UEFA-s se shpresonte që të kishte rreth 27,000 tifozë në Stadiumin “Uembli” gjatë Evropianit të verës. Stadiumin Kombëtar i Anglisë do të presë 7 ndeshje të këtij Evropiani gjatë qershorit dhe korrikut, përfshi edhe përballjen Angli-Skoci, por edhe finalen e madhe. Por rikthimi gradual apo i plotë i tifozëve nëpër stadiumet angleze do të varet nga ecuria e epidemisë së virusit “Covid-19” dhe programi i vaksinimit në Britaninë e Madhe.

Të fundit

Angli, drejt rikthimit të tifozëve nëpër stadiume, pas 17 majit, me numër të kufizuar

Të paktën java e fundit e Premier Ligës mund të ketë sasi të kufizuar të spektatorëve. Duket si një...

Debati për integrimin, Xhaçka: 25 prilli, çelësi i negociatave

Zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë vendimtare për procesin e integrimit dhe marrjen e një date zyrtare të nisjes së negociatave me BE. Kështu...

Kali 22 vjeçar kalon vlerën e Ronaldos dhe Messit së bashku, kjo është arsyeja

Cristiano Rolando dhe Lionel Messi, janë dy nga yjet e futbollit që përpos viteve që kanë mbi supe, ende konsiderohen më të mirët në...

Sondazhi i Euronews Albania: Kjo ministre është më e sulmuara nga opozita por më e vlerësuara nga qytetarët, ja emri i saj

Kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania kanë pyetur qytetarët shqiptarë se si e vlerësojnë performancën e ministrave në këto 4 vite. Rezultati ka...

NASA publikon video mahnitëse të regjistruar nga roveri i saj Perseverance në Mars

Agjencia Amerikane e Hapësirës së fundmi ka publikuar një video mahnitëse të regjistruar nga roveri i saj Perseverance në momentin e zbritjes në Mars. Këmbëngulja...

Lajme të tjera

Web TV