Zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë vendimtare për procesin e integrimit dhe marrjen e një date zyrtare të nisjes së negociatave me BE.
Kështu deklaroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku u diskutua për punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke theksuar se më tej se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat dhe procesi i 25 prillit është hallka e fundit që duhet kaluar.
“Shqipëria ka bërë gjithçka i ishte kërkuar. Radhën e ka BE. Por sigurisht, ka edhe një moment të fundit që duhet kapërcyer me sukses në këtë rrugë drejt konferencës së parë ndërqeveritare: zgjedhjet e 25 prillit.
Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, të qeta e të gjithëpranuara është çelësi që do të hapë derën e integrimit”, u shpreh ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Por këtë qëndrim të ministres Xhaçka e kundërshtoi deputetja Rudina Hajdari, e cila theksoi se ngecja e procesit të integrimit është si rezultat i mungesës së vullnetit politik të partive kryesore.
“Ky është procesi i integrimit evropian. Që të realizohet, qeveritë do të duhen të adoptonin një seri reformash që institucionet të përshtateshin me ato evropianet.
Gjithçka që ka pasur klasa politike ne dorë ishte vullneti politik për ta çuar këtë proces përpara”, tha deputetja Hajdari.