Hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndiheni të zemëruar dhe të stresuar?

Brazilianët kanë gjetur një mënyrë për të çliruar zemërimin duke ndërtuar një dhomë ku je i lirë të bësh çdo gjë, të bërtasësh, të ulërasësh, mjafton të ndihesh i çliruar.

Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, njerëzit mund të thyejnë çdo gjë, televizorë të vjetër, kompjutera apo çdo lloj sendi tjetër duke copëtuar në mënyrë simbolike edhe zemërimin që sidomos në këtë kohë pandemie ka mbërthyer çdo kënd.

42 vjeçari, Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë, tha se ai ka pritur një numër të madh të klientëve që dëshirojnë të shfryjnë, veçanërisht gjatë pandemisë.

Seanca në “Rage Room” kushton 4.64 dollarë. Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë në mure problemet që i shqetësojnë më shumë dhe këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Për Luciana Holanda, 35 vjeçe, e cila është një nënë e papunë e dy vajzave, ajo tha se preferon të shfryjë zemërimin e saj brenda “Rage Room”.

“Me gjithë këtë stres të akumuluar, të jesh nënë, të kesh fëmijë dhe të mos jesh në gjendje të punosh është shumë mirë të largosh stresin dhe të shfryhesh,” – u shpreh ajo.

“Unë nuk do të shfryj zhgënjimet e mia mbi vajzat e mbi askënd, kështu që unë me të vërtetë preferoj të thyej gjëra,” – shtoi 35 vjeçarja.

Të fundit

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të...

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë...

Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca,...

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e...

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së...

Lajme të tjera

Web TV