Ka vazhduar përplasja mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovicit, por kësaj here në distancë.
Kujtojmë se para pak javësh, sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit patën një përballje të ashpër, ku shkëmbyen edhe fyerje mes njëri-tjetrit.
Në javën e 23-të, Nerazzurët mposhtën 3-0 Rossonerët në San Siro, duke thelluar kështu diferencën në kreun e tabelës.
Belgu shënoi golin e tretë të takimit për Interin, ndërsa në festën e golit thumboi Ibrahimovicin.
Lukaku bëri me shenjë se në Milano është vetëm një mbret dhe është vetëm ai e jo suedezi.
“Unë jam më i miri. Unë, unë, ta kam thënë”, thumbon belgu në drejtim të Ibras.
Romelu Lukaku had a few words for Zlatan Ibrahimovic after he scored the third goal for Inter Milan vs AC Milan. pic.twitter.com/cZDPZYfmz5
— LIGI Sports ™ (@OfficialLIGI) February 21, 2021