Një muaj pasi e bënë lidhjen zyrtare, Tea dhe Bearti duket se janë mësuar me komentet negative dhe vazhdojnë jetën. Në një video të publikuar nga Bearti në Instagramin e tij, çifti shihet duke pozuar, të veshur me të zezë.
Përngjitur me videon, Bearti i ka dedikuar Teas disa fjalë. “Të pëlqeva që kur të pashë për herë të parë. Ajo është tigreshë, është e imja”.
Kujtojmë se Tea u kryqëzua para një muaji, pasi u shtir bashkë me Andin se ishin të dashuruar, por në fakt ka qenë e gjitha një lojë, që ende nuk dihet se kush e ideoi.