‘Po më rrihte gjyshin, jam rritur jetim’, Gjykata merr vendimin për të riun që dyshohet se dhunoi mjekun e QSUT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për 24-vjeçarin Leonard Berisha, i cili dyshohet se dhunoi mjekun e QSUT-së Petrit Gjorgji, pasi sipas tij po i rrihte gjyshin.

Berisha është shprehur në Gjykatë: Mjeku po më rrihte gjyshin, reagova. Jam jetim, jam rritur me gjyshin. Vetëm gjyshërit kam, ai është 80-vjeç. Jam shumë i penduar, por po më rrihte gjyshin.

Duke marrë parasysh dhe pendimin e të riut, Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që vetë mjeku Gjorgji dha një tjetër version për ngjarjen.

“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndihmën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë, për shkak të pozicionit dhe e vendosëm sërish në krevat.

Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, u shpreh mjeku të shtunën pas ngjarjes.

Gjorgji rrëfeu më tej se dhuna ndaj tij ishte e përsëritut, dhe kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.

“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”, u shpreh mjeku.

Të fundit

Gara për projektet e EXPO ALBANIA/ Rama: Infrastrukturë për organizime të posaçme

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në fazën finale të garës ndërkombëtare për projekt-idetë arkitekturore për EXPO Albania. Gjatë fjalës...

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites, si do jenë temperaturat

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të...

Ecja këmbëzbathur, kufiri i mirëqenies që ndihmon zemrën, mendjen, muskujt dhe nyjet

Me siguri keni dëgjuar tashmë për të: të ecësh këmbëzbathur do të thotë të ecësh pa këpucë, zbathur, por është një aktivitet që shkon...

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i cili ka ruajtur të paprekura...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Lajme të tjera

Web TV