Rama-Meta, dy miq-armiqtë në betejën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja e fortë politike mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta intesifikohet edhe më shumë në prag të 25 prillit. Përse Rama po shigjeton më shumë LSI-në se PD-në në fushatë dhe kundërpërgjigja e presidentit që ka hequr me kohë “kostumin” e kreut të shtetit. Flasin për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.

Nga Fernada Cenko

Nëse në zigzaken tonë politike do kërkoheshin dy personazhe që kanë njohur në të paktën 20 vite dashuri dhe urrejtje, por pa shkuar asnjëherë në “divorc zyrtar”, padyshim që do të përzgjidhej Rama dhe Meta. Dy karakteret kryesorë të politikës së fundmi kanë mprehur shpatat për të mos i vendosur më në mill, të paktën deri në zgjedhjet e 25 prillit, e mbi të gjitha asaj që do të prodhojë më pas. Kryeministri po luan edhe taktikisht, duke pasur si objekt sulmi dhe anatemimi në fushatën e tij jo rivalin historik PD, por LSI-në. Ky subjekt politik i “urryer” por edhe shumë “i dashur” nga të dyja forcat kryesore politike.

Presidenti ka hequr me kohë kostumin e kreut të shtetit për të veshur uniformën e fushatës ku pika kryesore për të është jo vetëm një LSI në bashkëqeverisje me PD-në, por një LSI që të jetë në çdo rast dhënsaja e pushteteve. Por duket se në këto zgjedhje Meta dhe Rama anojnë dukshëm nga urrejtja, duke sjellë pikëpyetjen e madhe nëse është betaja e fundit, apo një betejë pa fund mes tyre?

Gazeta “Fjala” në një intervistë me analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi analizon përplasjen Meta-Rama dhe mbi të gjitha çfarë do të prodhojnë konfliktet e fundit që do të ndihen në kutitë e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV