Kryeministri Edi Rama foli për media pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste. I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit.
“Sistemi që kemi zgjedhur është sistem ku çdo parti garon me simbolin e saj dhe skuadrën e saj ose bën një koalicion me një simbol dhe skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit dhe nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. E kuptoj edhe pyetjen tuaj duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër ku po punohet për një hibrid të patretshëm.Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta.Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve., Meta nuk është në lartësinë e detyrës por nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e denojne te gjithe”, tha Rama.