Sondazhi i Euronews Albania: Kjo ministre është më e sulmuara nga opozita por më e vlerësuara nga qytetarët, ja emri i saj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania kanë pyetur qytetarët shqiptarë se si e vlerësojnë performancën e ministrave në këto 4 vite.

Rezultati ka qenë befasues, pasi ministrja më e vlerësuar nga qytetarët është Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, e cila ka qenë edhe më e sulmuara nga opozita, për shkak edhe të situatës së pandemisë në vendin tonë.

49.8% e qytetarëve e konsiderojnë të kënaqshme performancën e ministres Manastirliu, ndërkohë që në vendin e dytë renditet ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila më herët mbante postin e ministres së Mbrojtjes.

Në fund të renditjes qëndrojnë ministrat “pa portofol”, Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi, për të cilët qytetarët mendojnë se nuk kanë patur një performancë të kënaqshme.

Manastirliu dhe Xhaçka janë minister më të votuara pozitivisht edhe nga votuesit e Partisë Socialiste, ndërkohë që Milva Ekonomi dhe Anila Denaj shihen nga përkrahësit e qeverisë si minister me performancën më të dobët.

Për sa i përket votuesve të opoitës, është Olta Xhaçka ministrja e cila ata mendojnë se ka bërë më mirë në postin e saj, ndërkohë që Elisa Spiropali është më pak e vlerësuara, ndoshta edhe për faktin se Spiropali është më shumë nëpër ekrane duke sulmuar opozitën.

153306208_350660196385424_7058232087603931238_n_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

153306208_618801858963803_8029721607760492246_n_copy_copy_copy.jpg

153306208_350660196385424_7058232087603931238_n_copy_copy_copy_copy.jpg

153417639_446327723233310_5847528059689994992_n.jpg

 

 

Të fundit

Sondazhi i Euronews Albania: Kjo ministre është më e sulmuara nga opozita por më e vlerësuara nga qytetarët, ja emri i saj

Kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania kanë pyetur qytetarët shqiptarë se si e vlerësojnë performancën e ministrave...

NASA publikon video mahnitëse të regjistruar nga roveri i saj Perseverance në Mars

Agjencia Amerikane e Hapësirës së fundmi ka publikuar një video mahnitëse të regjistruar nga roveri i saj Perseverance në momentin e zbritjes në Mars. Këmbëngulja...

Hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Ndiheni të zemëruar dhe të stresuar? Brazilianët kanë gjetur një mënyrë për të çliruar zemërimin duke ndërtuar një dhomë ku je i lirë të bësh...

Arrijnë në Rinas 8190 vaksina antiCovid të kompanisë Pfizer

8190 vaksina antiCovid të kompanisë Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në vendin tonë duke e çuar kështu ne rreth 17 600 totalin e dozave...

Rënia e flokëve, simptomë post-covid/ Habit studimi: Mund të çojë në humbje të pakthyeshme

Lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbjet e gjoksit janë të gjitha efektet afatgjata më të njohura që vazhdojnë disa muaj pas infeksionit me koronavirus. Por...

Lajme të tjera

Web TV