Spiropali: Ata nuk janë opozita e lindur, por qeveria e vdekur që do të ngjallet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se opozita ka qëllim të pengojë integrimin e vendit në BE.

Sipas saj, ata që sot duan të vijnë në pushtet nuk janë opozita e lindur, por qeveria e vdekur që do të ngjallet.

“Kemi një opozitë jashtë parlamentare e cila në të gjithë aksionin e saj e ka program sabotimin dhe pengimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Integrimin e ka fjalë goje, por jo çështje veprimi.

Ish qeveria që sot pretendon të vijë në pushtet nga Berisha, ministrat dhe të gjitha institucionet viheshin në resht për të plotësuar nevojat materiale të një familje. Bëhet fjalë për abuzime miliona euro. Janë këta njerëz që na flasin për ligjshmërinë që nuk është plotësuar për integrimin.  Për të mos folur për shkatërrimin e institucioneve, luftën ndaj institucioneve, bojkotimin e institucioneve që tregon se këto përpjekje kanë qenë e të organizuar”, tha Spiropali.

Sipas saj, liderët e opozitës madje edhe Presidenti e donin reformën në drejtëis të vdekur, prandaj -tha ajo- ata kanë frikë dhe takohen me prokurorë dhe gjykatës të larguar nga sistemi i drejtësisë.

“Kodi zgjedhor, listat e hapura, identifikimi elektronik i votuesve vlerësohen sot. Sot Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe jo në mjedis normal, por në një luftë frontale me ata që duhet të ishin në krahun tonë.

Reforma në drejtësi sot vlerësohet si reforma më e suksesshme. Petrit Vasili tha se reforma në drejtësi ka lindur e vdekur. Sepse kështu e donte ai.  Kështu e donin, të vdekur nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha. E donin të lindur të vdekur, po ja foshnja po rritet madje ka dhënë edhe ca prova. Prandaj kanë frikë.  Dhe shkojnë në periferi dhe takojnë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar. I thonë që do ta kthejmë pas reformën në drejtësi.  Marrin fëmijët e tyre të prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar dhe po i fusin në lista. U japin mesazh, jemi me ju. Do ta kthejmë pas reformën.  Ata nuk janë opozita e lindur, por qeveria e vdekur që do të ngjallet”, u shpreh Spiropali.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV