Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Edhe nëntë parti të tjera janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ka njoftuar se krahas 9 partive janë regjistruar dhe 2 komitete nismëtare. Ndër partitë e regjistruara së fundmi janë ato Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Regjistrohen si subjekte zgjedhore edhe 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.
Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

 

 

1. Partia Shqiptare Atdheu;
2. Partia Pajtimit Kombëtar;
3. Partia Ligj dhe Drejtësi
4. Partia Fryma e Re Demokratike;
5. Partia Qytetare Shqiptare;
6. Partia Uniteti Kombëtar;
7. Partia Aleanca Kuq e Zi;
8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
9. Partia Aleanca Popullore;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;
Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet dhe bën krahasimin: Sistemi spitalor ndryshim si nata me ditën

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

Të fundit

Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ

Edhe nëntë parti të tjera janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ka njoftuar se...

“Masakra e Ditës së Shën Valentinit”/ Acari “boshatis” raftet e supermarketeve

Stuhia e paprecedent e javës së kaluar në shtetet jugore të SHBA solli rrugë të mbuluara nga akulli, vdekje nga aksidente rrugore, tubacione të...

Në pritje të vaksinës, Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave, po bisedojmë për 360 mijë vaksina të Astra...

Ditën e sotme Shqipëria do të pranojë edhe 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer, të cilat pritet të mbërrijnë pas pak në...

“Haja pica me orë të tëra”/ Aktorja e famshme rrëfen betejën me depresionin: Provova terapinë, nuk funksionoi

Aktorja e njohur Priyanka Chopra ka rrëfyer momentin e vështirë të jetës kur humbi babain e saj në moshën 64-vjeçare pas një beteje të...

“Të shmangim katastrofën e mundshme klimatike”/ Çudit Bill Gates: Vendet e pasura duhet të hanë vetëm mish sintetik

Miliarderi Bill Gates, ka sugjeruar që njerëzit të konsumojnë mish viçi sintetik. Ai thotë se konsumimi i këtij mishi shmang një katastrofë të mundshme...

Lajme të tjera

Web TV