Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja vendos për rinumërimin e 494 vendvotimeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Vendimi është marrë sot pas një mbeldhje të KQZ pasi ka mospërputhje të të dhënave ndërmjet kandidatëve për deputetë dhe subjektit politik nën siglën e të cilit ata kanë kandiduar, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Një numër i madh i formularëve të kandidatëve nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes së të dhënave. Pasi ka kandidatë që ka më shumë vota se subjekti politik. Ndërsa ka raste kur subjekti ka vota, e kandidatët nuk kanë dhe anasjelltas”, ka thënë kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja vendos për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit...

Balla ironizon Bashën: Po orvatesh të kërkosh “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tua off-shore?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës se ai nuk do të lejojë asnjë operator...

Mblidhet KKIE, Balla: Sektori bujqësisë siguron 20% të PBB dhe rreth 37.4% të punësimit total

U zhvillua sot mbledhja e radhës së Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, e cila kishte në fokus “Ecuria e zbatimit të rekomandimeve të Komisionit...

Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, i merret ADN-ja një të paraburgosuri

Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin...

‘Po më rrihte gjyshin, jam rritur jetim’, Gjykata merr vendimin për të riun që dyshohet se dhunoi mjekun e QSUT-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për 24-vjeçarin Leonard Berisha, i cili dyshohet se dhunoi mjekun e QSUT-së Petrit Gjorgji,...

Lajme të tjera

Web TV