Alarmohet Greqia/ Turqia ‘pushton’ detin Egje me 87 anije dhe 39 helikopterë ushtarakë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presionet dhe demonstrimi ushtarak kanë dominuar këto fundit marrëdhëniet mes Greqisë dhe Athinës. Ministria e Mbrojtjes Turke ka njoftuar nisjen e një stërvitje të re ushtarake duke iu kundërpërgjigjur Athinës, e cila ka nisur blerjen e mjeteve luftarake.

Nga data 25 shkurt deri më 7 mars në detin Egje dhe në Mesdhe. Prothema i referohet një njoftimi publik të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë që ka bërë ditur se pjesë e kësaj stërvitje do të jenë 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi që do të nisen për në Egje dhe Mesdhe, ndërsa Çezme është në Egje..

“Në të njëjtën kohë, shtypi turk është ngritur kundër vendit tonë, me rastin e mbërritjes së afërt të forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit amerikan që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, disa prej të cilave do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis. Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet “Për kë është kjo përgatitje?”, Ndërsa Hurriyet boton një artikull “Zbarkimi i forcave Amerikane në Alexandroupolis”, shkruajnë mediat turke.

Ministria turke e mbrojtjes njofton se “Qëllimi i kësaj stërvitjeje është që të vlerësojë gatishmërinë e shtabit, njësive dhe anijeve të lidhura me Komandën e Forcave Detare; Për të provuar llojet themelore të operacioneve në nivelin e Task Group; Zhvillimi i aftësive për taktikat e Operacioneve Detare dhe të Përbashkët; të provojë procedurat e ndërveprimit të përbashkët dhe aftësinë e mbështetjes së ndërsjellë me Komandat e tjera të Forcës dhe të rrisë gatishmërinë luftarake të elementeve që do të marrin pjesë”.

Të fundit

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të, Administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që ka përkeqësuar Pandemia

Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të...

“Masazhiere nga Bali, e parukierë nga Turqia”/ Rama flet për punonjësit e huaj: Këta këtu presin të kapin ndonjë punë shteti

Në daljet e fundit publike, kryeministri Edi Rama, ka thënë se shumë punëtorë të huaj, kryesisht nga Bangladeshi, kërkojnë të punojnë në vendin tonë. Në...

I dehur dhe i mbuluar me gjak, ish-ylli i Interit nxirret zvarrë nga policia pas sherrit me të atin në banesë

Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin u kap nga kamerat në dukje i dehur dhe i mbuluar me gjak ndërsa u mor nga policia pas...

Rama fiton ‘betejën e audiencës’, dyfish ndjekës më shumë sesa Basha

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë "përballë" njëri-tjetrit në një debat televiziv, ndonëse jo në një studio. Rama është i ftuar sonte në...

Pfizer: Edhe gjashtë muaj pas imunizimit, vaksina ka efikasitet të lartë

Kompania amerikan, Pfizer thotë se vaksina që ka prodhuar kundër koronavirusit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech, parandalon 91 për qind të rasteve me...

Lajme të tjera

Web TV