Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Kjo është ajo që pritet të thotë Donald Trump  në konferencën e përvitshme të konservatorëve amerikanë të dielën e ardhshme në Orlando. Të pranishmit do të jenë në sallë pavarësisht virusit, por për herë të parë kjo konferencë do të jetë larg kryeqytetit.

Një rast i rëndësishëm për Trump i cili nuk mund të komunikoj më me anë të Twitter. Kjo do të jetë dalja e tij e parë në publik që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

Por Trump në të vërtetë dëshiron t’i tregojë forcën atyre që sipas tij e kanë tradhtuar. Njerëz si presidentja e konferencës republikane Liz Cheney, e cila votoi pro shkarkimit të tij. Por dhe Mitch McConnell, lideri i minorancës republikane në senat që dhe pse votoi kundër shkarkimit, e akuzoi Trump se ishte përgjegjësi moral i sulmit ndaj Capitol Hill.

Brenda javës, njerëzit më besnikë të Trump do të takohen për të diskutuar për strategjitë e ardhshme. Por sipas disa burimeve, Trump nuk do të kandidojë, objektivi i tij është të tërheqë vëmendjen në mënyrë që të konsiderojë si sulm ndaj opozitës kërkesën e prokurorisë për të hetuar pasurinë e tij.

Por ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga partia dhe është gati të mbështesë financiarisht çdo kandidat të cilin do e konsiderojë besnik të ideve të tij.

Lexo edhe :  Tajvani konfirmon rastet me variantin brazilian të koronavirusit

Sondazhet e  fundit tregojnë se Trump ka ende mbështetjen e bazës së partisë republikane: 46 për qind e tyre janë gati të largohen nga partia për të krijuar një parti të tretë me të.

Ndërsa 54 për qind janë gati ta votojnë sërish si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të fundit

Befason Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Kjo është...

Nëse iu këput lodhja direkt pasi hani bukë, ja çfarë jeni duke bërë gabim

I ka ndodhur të gjithëve që pasi kanë ngrënë drekë në punë, janë këputur dhe dembelosur, duke e bërë të pamundur të rikthejë energjinë...

Këshillat e zakonshme të pastrimit që mund të rezultojnë katastrofike, ja cilat janë

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat...

Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja....

Tjetër teori për Bill Gates/ Dyshohet se bora në Teksas është krijuar prej tij dhe e rreme

Një tjetër teori konspirative ka protagonist miliarderin amerikan Bill Gates. Këtë herë themeluesi i Microsoft, sipas teorisë së re është përgjegjës për situatën dramatike nga...

Lajme të tjera

Web TV