Evropianët e Nën-19-vjeçarëve bien viktimë e “Covid-19”, UEFA i anulon si për femra, ashtu edhe për femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA anulon turnetë si femra, ashtu edhe për meshkuj, që duhet të zhvilloheshin në korrik. Epidemia e virusit korona vazhdon ta pështjellojë kalendarin e veprimtarive sportive dhe të pezullojë veprimtari të ndryshme anembanë Evropës. Dhe viktima më e fundit është bërë Kampionati Evropian i grupmoshës së Nën-19-vjeçarëve, si për meshkuj dhe femra. Lajmi, që është përcjellë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), vjen pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për shkak të vështirësisë së madhe në udhëtimin e skuadrave.

Mësohet se këtë vendim të organizmit që qeveris futbollin kontinental e kanë pranuar edhe Federatat anëtare të saj. “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Evropian të 2021-shit për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, për shkak të epidemisë së “Covid-19” dhe efekteve të saj në organizimin e garave”, – thuhet në njoftimin, që më tej vijon: “Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.”

“Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin, – sqaron njoftimi në fjalë. – Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.” Evropiani i meshkujve përfshinte përfaqësueset e mëse 50 vendeve evropiane që zhvillonin grupet eliminatore me sistem grumbullimi në mars, duke vijuar me fazën finale prej 8 ekipesh, që duhet të niste më 30 qershor 2021 në Rumani.

Kurse Eliminatoret e Evropianit të Femrave ishin planifikuar të zhvilloheshin në prill, ndërsa faza finale do të mbahej në korrik në Bjellorusi. Edhe Evropiani i 2020-ës për këtë grupmoshë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, që duhet të zhvilloheshin përkatësisht në Irlandën e Veriut dhe Gjeorgji, u anuluan.

Të fundit

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Lajme të tjera

Web TV