Fauci: Edhe nëse jeni të vaksinuar, ende duhet pasur kujdes në ambientet e mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka thënë të hënën se amerikanët që kanë marrë vaksinën e tyre të dytë duhet të tregojnë kujdes dhe të përpiqen t’i rezistojnë dëshirës për të darkuar në ambiente të mbyllura ose për të shkuar në kinema.

Sipas mediave të huaja, Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke dhënë një konferencë shtypi mbi shpërndarjen e vaksinave në SHBA dhe tha se ata që janë vaksinuar kanë rritur në mënyrë dramatike sigurinë e tyre personale.

“Unë ende nuk bëj darkë në ambiente të mbyllura dhe ende marr gjërat me vete”, citohet të ketë thënë Fauci, i cili është vaksinuar.

Sipas FoxNews, ai ka shtuar se ende nuk ka të dhëna se sa i transmetueshëm është virusi nga dikush që është vaksinuar.

Ndërkohë dy studime të Izraelit për efikasitetin e vaksinës së Pfizer sugjerojnë që vaksina zvogëlon shumë transmetimin e virusit.

Veç kësaj, Fauci tha në një intervistë të dielën se është “e mundur” që amerikanët mund të kenë nevojë të mbajnë maska për fytyrën edhe gjatë vitit 2022, edhe pse vendi mund t’i afrohet një “shkalle normaliteti” të caktuar.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV