“Mandat i jashtëzakonshëm, gjysma ishte luftë” Rama flet për arritjet ekonomike: Duam t’a rrisim pagën minimale vit pas viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference me gazetarët të mbajtur në ambientet e kryeministrisë, foli mbi mandatin e dytë të qeverisjes së tij dhe arritjet ekonomike gjatë këtij 4-vjeçari ende të pambyllur.

Rama u shpreh se mandati ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjysmës së tij si pasojë e pandemisë dhe tërmetit të cilat ndikuan në ecurinë e punës së qeverisë.

Teksa përmendi rritjen e pagës minimale si një arritje gjatë këtij mandati, kryeministri theksoi se synimi i tij qeverisë socialiste është rritja vit pas viti e pagës minimale, por më parë për ta bërë këtë i duhet të kalojë në përballjen me llogaridhënien ndaj popullit më 25 Prillit.

Dëshirojmë të përqendrohemi tek tre aspekte shumë të rëndësishme që janë besoj dhe tre gurët e themelit për mandatin e tretë dhe punën në vijim. Në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, e cila për ne shqiptarët ka nisur përpara se sa të niste për mbarë botën, pasi u përballëm me një tërmet katastrofik që jo vetëm privoi në pak sekonda mijëra familje nga streha, shkatërroi dhjetra shkolla, por imponoi edhe një rishikim të prioriteteve.

Më pas erdhi armiku i padukshëm, i cili ka goditur fortë ekonominë e të gjitha vendeve, ka influencuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik të të gjithë aktorëve të mëdhenj dhe të vegjël. Po ashtu ka diktuar rënien e kërkesës së furnizimit. Kufizime dhe në flukset e parasë. Gjithsesi, ne jemi përballur me forcë, kurajo dhe shumë vullnet e angazhim me të dy këto fatkeqësi. Ndërkohë, ajo për të cilën jam krenar për punën tonë, është se për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive.

Familjet që po kthehen në shtëpi javë pas jave, apo ato që pritet të kthehen. Sigurisht të gjithë kategoritë e aktivitetit ekonomik, duke u përqendruar tek më të vegjlit. Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik drejt të ardhmes dhe përbënë një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje dhe veprim dhe rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshte, duke kërcënuar më të dobëtit. Kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimin 10% deh TVSH. Ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim/fitimi dhe zero TVSH dhe vetëm 9 % e tyre paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 90% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim/fitimi. Është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion të posaçëm në raport me biznesin e vogël. Çdo person, subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 100 e 14 mijë euro është një subjekt pa taksa.

E dyta, po jo për nga rëndësia, është paga minimale që e kemi vendosur në 30 mijë lekë tani më. Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim Shqipëria e vitit 2030. Paga 300 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por stacion.

Kjo nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por dhe sfiduese. Krahasuar me ku ishim, jemi siç e shihni ku e ku. Në 2013-ën kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale ku po të heqësh sigurimet shoqërore e shëndetësore, shifra bëhet e papranueshme. Sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’ju them të gjithëve atyre që janë përfitues e kësaj page se duhet ta shohin këtë si një proces dhe një stacion në një rrugë që vazhdon.

Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje. Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në të gjitha qeveritë, pasi gjyma e këtij mandati ka qenë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Siç po dalim fitimtarë, hap pas hapi nga lufta me fatkeqësinë e tërmetit, me pasojat e tij, ashtu do të dalim dhe nga kjo luftë globale, ku ne kemi pikën tonë në këtë front.”, tha Rama.

Lexo edhe :  Meta: Atje ku fle kam vënë parullën ‘forcë e parë forcë e paparë!’

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV