Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Kushi: Mundësi mjaft e mirë për kualifikimin profesional e të rinjve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka prezantuar nëpërmjet një videoje me Kristi Isakun, e cila jep kontribut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe është një nga 210 të rinjtë e punësuar me kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Duke qenë tashmë një pjesë integrale e “Paktit për Universitetin”, Ministrja Kushi nënvizon se ky program është “një mundësi shumë e mirë për integrimin e të rinjve në administratën qendrore e vendore, si dhe institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare”.

Ndërkaq, në videon prezantuese Kristi cilëson se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, profilizuar në Master Shkencor Civil.

“Me të përfunduar studimet, e ndodhur në pasiguri për krijimin e eksperiencave të para të marrëdhënies së punës, u njohu me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes linkut të publikuar në faqen zyrtare të MASR, bëra aplikimin dhe përfitova praktikën 3-mujore pranë DPAP. Sot, si meritë e përkushtimit ndaj mundësisë që mu dha, jam pjesë e DPAP përmes nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare pune dhe e shoh Programin Kombëtar të Praktikave të Punës si një mundësi mjaft të mirë për kualifikim profesional dhe personal” – shprehet ajo.

Deri më sot janë zhvilluar 5 thirrje nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili shërben si një mundësi shumë e mirë për ata të rinj mes moshës 21-26 vjeç që në fakt nuk kanë shkëlqyer me mesataren mbi 9 gjatë studimeve dhe u krijohet mundësia për t’u integruar në administratën qendrore, administratën vendore, institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare.

Të fundit

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Kushi: Mundësi mjaft e mirë për kualifikimin profesional e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka prezantuar nëpërmjet një videoje me Kristi Isakun, e cila...

“Të vaksinohen pleqtë”, qytetarët kërkesë Ramës, kryeministri: Po luftoj si qen pa pushim

Qytetarët i kërkojnë kryeministrit Rama që të nisë procesi i vaksinimit te të moshuarit. Në Facebook, ata i kanë bërë Ramës kërkesat e tyre,...

Kryemadhi: Kur të vijmë ne në pushtet, shqiptarët do hanë më mirë e më lirë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar sot pikat kryesore të programit të LSI sa i përket sektorit të bujqësisë. Përmes një postimi në Facebook,...

Policia nuk e ndihmoi në kohë/ Studentja torturohet për vdekje nga ish-i dashuri

Një studente është torturuar dhe mbytur për vdekje nga ish-i dashuri pasi policia raportohet se kishte injoruar disa telefonata në shërbimet e emergjencës. 23 vjeçarja...

Makina del nga rruga në Kurbin, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip "Opel" shtetasi  R.Z.,22...

Lajme të tjera

Web TV