Testimi për Covid-19 nëpërmjet telefonit, studiuesit gjejnë mënyrën për ta realizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FRANCË– Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja. Disa studiues francezë kanë zbuluar një menyrë të lehtë të zbulimit nëse një person ka ose jo COVID.

Testi, që ende nuk është miratuar, bëhet nga vetë pacientët në kushte shtëpie me një pajisje të vogël dhe një telefon. Rezultati merret brenda pak minutash.

Studiues francezë po përdorin grimca të vogla të antitrupve të nxjerra nga kafshë si deve dhe lama, për prodhimin e një testi që ata thonë se mund të zbulojë me shpejtësi dhe saktësi nëse dikush është prekur nga COVID-19.

“Që nga marsi po mundohemi të krijojmë një pajisje të përshtatshme që mund të përdoret në shtëpi që ndihmon në zbulimin nëse jeni pozitiv ose negativ për COVID”, thotë Sabine Szunerits nga Universiteti i Lilës.

Testi i quajtur CorDial-1, ende nuk është miratuar për përdorim, por provat fillestare me 300 mostra treguan 90 për qind saktësi krahasuar me testin ekzistues të Covidit, që për momentin është metoda më e besueshme për identifikimin e virusit.

Ky test ofron rezultatin brenda 10 minutash dhe sipas ekipit që e krijoi atë mund të bëhet jashtë laboratorit ndryshe nga testi ekzistues që kërkon orë të tëra dhe kushte laboratorike.

Për momentin ekzistojnë teste të shpejta të COVID-19, por disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime mbi besueshmërinë e tyre.

Testi CorDial-1 përdor disa antitrupa që quhen nanotrupa, të cilët merren nga një grup që përfshin deve, lama dhe alpaka, sepse janë më të qëndrueshme krahasuar me antitrupat e krijesave tjera.

Lexo edhe :  Çmendet moti, gjysma e Europës “pushtohet” nga pluhuri, pjesa tjetër mbulohet nga dëbora

Sa i përket testimit për COVID-19, nanotrupat futen në sipërfaqen e një elektrode. Pasi antitrupat bien në kontakt me proteinën e koronavirusit, ato bashkëveprojnë duke ndryshuar elektricitetin në elektrodë.

Kur aparati testimi, që ka madhësinë e një USB-je, lidhet me telefonin dhe e jep rezultatin në ekran.

“Dikush duhet të marrë mostrën nga ju përmes tamponit në hundë, dhe vendoset drejt në elektrodën e lidhur me telefonin. Pas 10 minutash ktheheni, elektroda me mostrën zhytet në një agjent kimik, dhe në telefon shfaqet një kurbë.

“Në varësi të lartësisë së grafikës ju e kuptoni nëse jeni pozitiv ose negativ për COVID”, thotë Sabine Szunerits nga Universiteti i Lilës, e cila është duke punuar në projektin me shkencëtarë të Universitetit të Marseit dhe Shkencëtarët Hulumtues nga Qendra Kombëtare e Francës.

Faza tjetër e projektit është testimi tre mujor i pajisjes në më shumë se 1 mijë njerëz. Krijuesit e tij thonë se testi nuk zbulon vetëm infektimin me COVID-19.

Christophe Demaille, studiuesi kryesor i elektrokimisë molekulare në Universitetin e Parisit, i cili nuk është i përfshirë në projekt, thotë se testet që mbështeten në sinjalet elektrike janë shumë të përshtatshme. “Unë kam besim se do të jetë i përdorshëm kudo”, thotë ai.

Të fundit

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Lajme të tjera

Web TV