Horoskopi ditor, e mërkurë 24 shkurt 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Forma psikofizike jo edhe aq e mirë e juaja mund t’jua kushtëzojë shumë ditën e sotme dhe t’jua shtojë stresin. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Demi
Ndoshta do t’ju duhet të lini mënjanë një punë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një impenjim të papritur që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Binjakët
Protagonistë në shenjën tuaj do të jenë Mërkuri dhe ylli i dashurisë, Afërdita, gjë që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Gaforrja
Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

Luani
Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

Virgjëresha
Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja
Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

Akrepi
Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari
Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe, pse jo, edhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Lexo edhe :  Çfarë janë numrat e engjëjve?

Bricjapi
Në qendër të vëmendjes për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterrojnë ose nuk po japin rezultatin e duhur.

Ujori
Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit
Parandjenjat tuaja të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV