Marrëveshja/ Zgjat deri më 30 qershor 2025, Tirana përfiton 3 këste nga shitja e Muçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja u njoftua para dy ditësh dhe Ernest Muçi kishte zbarkuar një ditë pas ndeshjes me Teutën në Poloni, por prezantimi ka ardhur vetëm të martën. Muçi ka pozuar për herë të parë me fanellën e Legia e Varshavës, teksa klubi më i madh në Poloni njofton se sulmuesi i Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve ka firmosur një marrëveshje për 4 vite e gjysmë.

Nga shitja e tij Tirana përfiton 500 mijë Euro në dy këste, me nga 250 mijë secili këst. Nëse Legia e Varshavës shpallet “kampione” e Polonisë, Tirana merr edhe 100 mijë të tjera në formë bonusesh, teksa bardheblutë kanë mundur të mbajnë edhe 10% të kartonit në rast shitje nga klubi i kryeqytetit polak. Sipas njoftimit të klubit polak, sulmuesi 19-vjeçar, i konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të ri në Ballkan.

Ai nënshkroi një kontratë me Legian e Varshavës, të vlefshme deri më 30 qershor 2025. “Ernest Muçi është lojtar i të rinjve të Shqipërisë dhe ish-lojtar i kampionëve të Shqipërisë, FK Tiranë”, – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit polak, që më tej thekson: “Në 60 ndeshje për ta, ai shënoi 18 gola”. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe është shpallur 19 herë “kampione” e vendit.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV