Lesh sa për 490 palë çorape/ Gjendet delja e njohur pas 5 vitesh “në arrati”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një dele që endej nëpër pyjet australiane, në gjendje të lirë, është qethur më në fund, duke u çliruar nga 35 kilogramë lesh që mbante mbi shpinë, pas rreth pesë vitesh e rritur në natyrë.

Me peshën e rëndë të leshit, dhe me vite baltë dhe mbetje të tjera që i ishin ngjitur mbi të, delja e quajtur Baarack, u pa në një pyll në shtetin e Viktorias dhe u dërgua në një qendër shpëtimi të kafshëve, në veri të Melburnit.

Kujdestarët, e kanë qethur atë duke nxjerrë jo pak, por 35 kg lesh, një peshë akoma më e madhe se ajo e deles së famshme Shrek, në Zelandën e re, që u kap në 2005 pas gjashtë vitesh arrati.

Delja merino, e quajtur Baarack nga shpëtuesit, u pikas të sorollatej e vetme me leshin e saj të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe menjëherë u mor nën kujdesin e ekspertëve të cilët e qethën, me qëllim që ti shpëtonin jetën.

Baarack është më e fundit në një varg të gjatë delesh të mëdha e plot lesh që zënë vend në lajmet ndërkombëtare. Në 2005, Shrek, u bë një personalitet i dashur në Zelandën e re pasi kishte kaluar gjashtë vite duke u arratisur dhe duke u rritur në përmasa të jashtëzakonshme. Kur u qeth, ai nxori 27 kg lesh e madje edhe u takua me kryeministren e Zelandës së re, Helen Clark, para se të ngordhte në 2011. Sipas mediave australiane, me leshin e Shrekut, u prodhuan 47.3 triko. Ndërkohë që sipas përllogaritjeve, ai i deles Baarack, do të mundësonte endjen e 61 trikove ose 490 palëve çorape.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, detajet e para

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada...

E trishtë/ Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Krujë bën me dije se...

Kampionati Kombëtar zbret në fushën e blertë, luhen 7 takime në Superiore dhe në Të Parën

Luhen dy të parat e javës së 27-të të Superiores dhe 5 takime të Kategorisë së Parë. Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur të...

Doni t’i harroni kujtimet e këqija? Këto 4 teknika do t’ju ndihmojnë shumë

Shumica prej nesh kanë mendime në kokë që nuk i largojnë dot nga mendja sado që përpiqen. Si t’ia bëni në këtë rast? Në...

Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë me të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në...

Lajme të tjera

Web TV